Lidhje

Rama thërret tryezën e partive

  • Armand Mero

Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama propozoi sot pasdite thirrjen e një tryeze të partive parlamentare, ditën e nesërme, për të zhbllokuar situatën në qarkun e Fierit dhe për t’i hapur kështu rrugë miratimit të akteve të kërkuara nga Brukseli për dhënien e Statusit të vendit kandidat
Socialistët pretendojnë se për drejtimin e qarkut të Fierit janë një seri vendimesh gjykatash që i kanë dhënë të drejtë atyre, porse shumica sipas tyre nuk po I njeh këto vendime. Por shumica thotë se proceset gjyqësore për këtë cështje nuk janë mbyllur ende dhe ka propozuar si zgjidhje mocionin e mosbesimit ndaj anëtarëve të qarkut, një propozim që është refuzuar nga opozita pasi sipas saj për cështjen janë shprehur gjykatat. Në një deklaratë publike socialistët shprehen se “problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika”.
Parlamenti shqiptar duhet të miratojë në seanën e së enjtes ligjin për Gjykatën e Lartë, atë të Nëpunësit civil dhe reformën parlamentare për të cilën gjithashtu ka mosmarrëveshje mes palëve. Në deklaratën e partisë socialiste thuhet se “kryetari Rama është i gatshëm të ulet në tryezë së bashku me të gjitha forcat parlamentare qeverisëse dhe opozitare për të trajtuar këtë problem në një përpjekje vullnetmirë për t'i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës dhe po ashtu miratimit të tre akteve që kërkojnë votën e opozitës”.
Palët janë përfshirë në akuza reciproke mbi përgjegjësinë e humbjes së mundësisë për marrjen e statusit. Sipas zotit Rama, “kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje deri në fund”, nënvizon deklarata e partisë socialiste.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG