Lidhje

TAP, mundësi e papërsëritshme për Shqipërinë


Në Tiranë, drejtori i projektit të gazjellësit Trans Adriatic Pipeline, Kjetil Tungland tha sot se bëhet fjalë për një mundësi të madhe edhe për Shqipërinë, që nuk vjen për herë të dytë prandaj duhen përmbushur te gjitha hallkat.
Këto koment zoti Tungland i bëri gjatë një konference në të cilën merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e kompanive të përfshira në koncorciumin që drejton projektin Tap, i cili synon të dërgojë në Europë gazin nga fusha e Shah Denizit në Azerbajxhan.
Kryeministri Sali Berisha tha se ky projekt është strategjik jo vetëm për Shqipërinë por edhe Europën pasi diverisifikon burimet energjike të furnizimit te saj. Përvec investimit dhe mundësive për punësim që krijon gazsjellësi, Shqipëria e shikon si një mundësi për t’u bërë edhe një qendër e rëndësishme gazi për rajonin, falë depozitave natyrore që mund të mbajnë disa miliarda metra kub. Ndërkohë ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto, tha se do të realizohet edhe një studim mbi bazë të të cilit Shqipëria do të synojë të ngrejë edhe një rrjet të gazifikimit për të gjithë vendin.
Vendimi për projektin Tap pritet të merret nga konsorciumi që administron fushën e Shah Denizit në Azerbajxhan ne gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Në garë për të shfrytëzuar gazin është edhe projekti tjetër Nabucco I cili përmes Turqisë shtrihet drejt Austrisë si destinacion përfundimtar
XS
SM
MD
LG