Lidhje

Aldawsari dënohet me burgim të përjetshëm


khalid

khalid

Ai u gjet fajtor nën akuzat se ishte përfshirë në një komplot për të vrarë ish-presidentin Xhorxh W. Bush.

Një shtetas saudit i cili kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara për studime u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzat se ishte përfshirë në një komplot për të vrarë ish-presidentin Xhorxh W. Bush.

Departamenti i Drejtësisë thotë se Khalid Ali-M Aldawsari u dënua të martën, pasi ishte përpjekur për të përdorur armë të shkatërrimit në masë.

Hetuesit thonë se ai bleu kimikate dhe pajisje për të bërë një mjet shpërthyes që mendonte t'a përdorte për të vrarë amerikanë.

Aldawsari hyrë në SHBA në vitin 2008 dhe u regjistruat në një kolegj në Texas. Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Lisa Monako thotë Aldawsari erdhi në SHBA me synimin për të kryer një sulm.

Autoritetet thonë se në një ditar peronal dhe në facebook ai kishte shprehur dëshirën për një "xhihad" të dhunshëm Atij iu gjet edhe një email me titull "Shtëpia e tiranit", që përfshinte adresën e shtëpisë së ish-Presidentit Bush në Teksas.

Autoritetet arrestuan Aldawsari në shkurt 2011, pas ndjekjes së veprimtarive të tij në internet dhe kontrollit në banesën e tij.
XS
SM
MD
LG