Lidhje

Presidenti Hu jep zyrtarisht dorëheqjen


Presidenti kinez Hu Jintao dha zyrtarisht dorëheqjen si kreu i Partisë Komuniste sot, duke hapur rrugën për nënpresidentin Xi Jinping të marrë postin më të lartë drejtues të vendit.

Duke mbajtur fjalimin në ditën përfundimtare të kongresit një-javor të partisë, Presidenti Hu u tha delegatëve se duhet të jenë të bashkuar ndërsa Kina nis tranzicionin e drejtimit të vendit që ndodh çdo dekadë.

Nënpresidenti Xi Jinping pritet të marrë drejtimin e partisë nga zoti Hu të enjten dhe postin e presidentit në mars, ndërsa nënkryeministri Li Keqiang do të marrë postin e kryeministrit duke zëvendësuar Wen Jiabao.

Xi dhe Li do të emërohen në organizatën më të fuqishme vendim-marrëse, Komitetin e Politbyrosë, gjatë një ceremonie që zhvillohet të enjten.

Megjithë spekullimet në rritje, nuk dihet shumë rreth përbërjes së komitetit elitar, që tani përbëhet nga nëntë anëtarë që caktohen nga grupi i të moshuarve të partisë përmes një procesi të fshehtë.
XS
SM
MD
LG