Lidhje

Xi Jinping, udhëheqësi i ri i Kinës


Ai merr postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë komuniste dhe kryetarit të komisionit të fuqishëm ushtarak të kësaj partie

Xi Jinping u emërua udhëheqësi i ri i Kinës, duke marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë komuniste dhe kryetarit të komisionit të fuqishëm ushtarak të kësaj partie.

Nënpresidenti Xi, i cili pritej të merrte kontrollin e partisë nga presidenti në largim Hu Jintao.

XI, i cili do të marrë përsipër postin e presidentit në mars, tha në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror se udhëheqësit e rinj përballen me "përgjegjësi të mëdha", por do të luftojnë për një jetë më të mirë për 1 presje 3 miliardë njerëzit e Kinës.

Djali i një udhëheqësi revolucionoar të nderuar, 59-vjeçari Xi merr kontrollin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë në një kohë sfidash të mëdha, përfshirë edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe zgjerimin zemërimin e publikut për korrupsionin qeveritar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG