Lidhje

Varrimi i Mbretit Zog

  • Armand Mero

Në Shqpëri sot u zhvillua ceremonia e rivarrimit të eshtrave të të parit dhe të vetmit mbret shqiptar Ahmet Zogut. Pas 51 vitesh eshtrat e tij u rikthyen dje në atdhe, ndërsa sot disa mijëra qytetarë por dhe personalitetet më të larta të vendit zhvilluan homazhe. Më pas arkivoli I tij u vendos në mauzoleumin e ndërtuar së fundi në vendin ku më 1944 u hodh në erë vendi I njohur si varri I Nënës mbretëreshë. Presidenti I Republikës Bujar Nishani si dhe presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga vlerësuan lart figurën e Ahmet Zogut si njeriu që vuri themelet e shtetit modern shqiptar

XS
SM
MD
LG