Lidhje

Ban: Të ndalet konflikti në Lindjen e Mesme


Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s Ban Ki moon ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm të konfliktit izraelito-palestinez dhe ka shtuar se duhen bërë përpjekje për zgjidhjen diplomatike të konfliktit. Izraeli dhe Hamasi thonë se janë të hapur për zgjidhje diplomatike, por janë të përgatitur për shkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, nëse zgjidhja diplomatike dështon.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki moon ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm të konfliktit izraelito-palestinez.

Ban ki Moon foli sot nga Kairo mbas takimit për Lindjen e Mesme me sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Nabil Elaraby.

“Jam këtu për të bërë një apel personal për t’i dhënë fund dhunës, si dhe për të ofruar ndihmën time - në vazhdimin e përpjekjeve për realizimin e armëpushimit. Jam gjithashtu këtu për të shprehur ngushëllimet e mia për civilët që janë prekur nga ky konflikt, kryesisht për familjet e tyre”.

Sekretari i Përgjitshëm thotë se Izraeli ka shqetësime të ligjshme për sigurinë e vendit që duhet të respektohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Por ekziston shqetësimi se çdo ndërhyrje ushtarake tokësore mund të jetë e rrezikshme për përshkallëzimin e konfliktit.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil Elaryby bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon shkoi dje në Kairo, për të ndihmuar në ndërmjetësimin e Egjiptit, për arritjen e një armëpushimi mes palestinezëve dhe Izraelit. Izraeli dhe Hamasi thonë se janë të hapur për zgjidhje diplomatike, por janë të përgatitur për një shkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, nëse zgjidhja diplomatike dështon.

XS
SM
MD
LG