Lidhje

Obama vlerëson marrëdhëniet me Kinën


Presidenti Barak Obama vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës si “bashkëpunuese dhe konstruktive”, ndërsa i dha fund ditës së fundit të turneut të tij në Azinë Juglindore.

Gjatë takimit në kuadrin e takimit rajonal në kryeqytetin e Kamboxhias, zoti Obama i tha kryeministrit kinez Wen Xhiabao se Washingtoni dhe Pekini duhet të bashkëpunojnë për të mirën e ekonomisë globale.

Ky me sa duket do të jetë takimi i fundit zyrtar mes Presidentit Obama dhe zotit Wen, i cili do të largohet nga posti, ngaqë që do të ndryshojë udhëheqja e Pekinit. Edhe zoti Wen foli për rëndësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Kinës.

Presidenti Obama pati takime edhe me kryeministrin e Japonisë. Kryeministri japonez mirëpriri shtimin e përfshirjes së Shteteve të Basshkuara në rajonin e Azi-Paqësorit.

XS
SM
MD
LG