Lidhje

Tregu i shtëpive shënon përmirësime në SHBA


Në Shtetet e Bashkuara ndërtimi i shtëpive të reja u rrit në nivelin më të lartë në më tepër se 4 vjet. Tregu amerikan i shtëpive ka qenë ndoshta hallka më e dobët e krizës ekonomike në Shtetet e Bashkuara që nga depresioni i madh i viteve 1930.

Miliona pronarë i humbën shtëpitë e tyre, të cilat u bënë pronë e bankave, shpesh pasi ata patën humbur punën dhe nuk ishin në gjendje të shlyenin pagesat mujore për shtëpitë e tyre.

Por qeveria amerikane tha sot se ndërtimi i shtëpive të reja u rrit me 3,6 për qind muajin e kaluar, krahasuar me shtatorin. Analistët thanë se ky është një tregues se një numër më i madh blerësish janë duke u përpjekur për të blerë shtëpi të reja. Niveli i shitjeve për muajin tetor është më i larti që nga korriku i vitit 2008, periudha më e keqe e recesionit në SHBA.

Ndërtimi i shtëpive luan rol të rëndësishëm në ekonominë amerikane, më e madhja në botë, sepse blerësit shpesh shpenzojnë edhe më tepër para për mobiljet, pajsijet e tjera shtëpiake dhe për kopështin.

XS
SM
MD
LG