Lidhje

40 për qind e ushqimit përfundon në hedhurina


food

food

Një raport nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore thotë se çdo vit, ushqime me vlerë prej 165 miliradë dollarësh hidhet poshtë

Të enjten amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, festë tradicionale e korrjeve, rrënjosur në të kaluarën agrare të Amerikës. Shumë amerikanë e festojnë këtë ditë me familjen dhe miqtë rreth një tryezë të mbushur me ushqime nga më të ndryshmet, përfshi gjel deti të pjekur, patate, fruta, ëmbëlsira e të tjera.

Mes këtij bollëku, shumica e amerikanëve befasohen kur mësojnë se sa ushqim shkon dëm në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të ri, rreth 40 për qind e ushqimit të prodhuar në vend çdo vit përfundon në hedhurina.

Një raport i kohëve të fundit nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore thotë se çdo vit, ushqime me vlerë prej 165 miliradë dollarësh hidhen poshtë në mënyrë rutinore, ndërsa , një-në-gjashtë amerikanë vuan nga mungesa kronike e shkurtër e ushqimit apo nga mugesa e fondeve për të blerë ushqime. Raporti vlerëson se në qoftë se hedhurinat ushqimore pakësohen 15 për qind, kjo është e barabartë me sasinë që duhet për të ushqyer 25 milionë amerikanë nga ata që po shkojnë në shtrat të uritur.

Raporti sugjeron se ushqimet që nuk përdoren sot - nga restorantet - mund të bëhen ushqim për nesër nëse dorëzohen për strehimoret, qendrat bamirëse të të ushqyerit dhe per programet shkollore në lagjet me të ardhura të ulëta.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG