Lidhje

Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve


Amerikanët po shënojnë sot Ditën e Falenderimeve.

Festa është e rrënjosur në jetën amerikane si një ditë për grumbullime familjare, të shoqëruara nga gatime tradicionale dhe sigurisht gjelin e detit. Më shumë se 43 milionë njerëz pritet të udhëtojë 80 kilometra ose më shumë për të marrë pjesë në festimet familjare që sot deri të dielën.

Dita e Falenderimeve shoqërohet edhe me tradita të tjera në Shtetet e Bashkuara ku përfshihen shërbesa fetare si dhe lojra profesionale të futbollit amerikan. Gjithashtu, dyqani i shitjeve me pakicë Macy 's, mban një paradë në qytetin e Nju Jorkut, me balona të mëdha dhe marshime të bandave muzikore.

Mendohet se festa e ka zanafillën në vitin 1621, me kolonët e hershme të Amerikës së Veriut që festuan të korrat e mbara pas një dimri të ashpër.
XS
SM
MD
LG