Lidhje

Urimi i Amb. Jeffrey për 100 vjetorin


JAMES JEFFREY

JAMES JEFFREY

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, ne do të vazhdojmë t’ju sjellim mesazhe përshëndetjeje nga ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991. Sonte, po japim përshëndetjen e zotit James Jeffrey, i cili ishte ambasador në Shqipëri nga viti 2002 deri në vitin 2004.

Mirëdita! Unë jam ambasador James Jeffrey dhe do të doja të falenderoja Zërin e Amerikës që po më jep rastin të flas para popullit shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Kur isha ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, nga viti 2002 deri më 2004, munda të shikoj me sytë e mi përpjekjet e shqiptarëve dhe të miqve të tyre në Evropë e në Amerikë, që punonin së bashku për të çuar përpara çështjen e qytetërimit, të zhvillimit ekonomik dhe të paqes, jo vetëm në Shqipëri por përmes Shqipërisë edhe në të gjithë rajonin.

Tani, pas një dekade, ne shohim zhvillim të mëtejshëm, në radhë të parë në sajë të përpjekjeve dhe mençurisë së popullit shqiptar, udhëheqjes së tij, mbështetjes së Bashkimit Evropian, NATOS – ku Shqipëria me të drejtë është tani anëtare – dhe Shteteve të Bashkuara. Shqipëria ka treguar se është eksportuese e sigurisë, duke mbështetur Shtetet e Bashkuara në Irak, Afganistan dhe vende të tjera. Ajo luan sot një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe ne, miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara, presim të kemi edhe 100 vite të tjera marrëdhëniesh shumë të ngushta. Edhe një herë, urime për Pavarësinë tuaj. Gëzuar!

Trego komentet

XS
SM
MD
LG