Lidhje

Egjipt: Vazhdojnë protestat kundër presidentit Morsi


Organi më i lartë gjyqësor në Egjipt e ka cilësuar dekretin e fundit të Presidentit Mohamed Morsi si një sulm të paparashikuar ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Gjykatësit në Aleksandri janë hedhur në grevë.
Anëtarë të grupit Këshilli i Lartë Gjyqësor e bënë deklaratën sot, pas një takimi emergjent. Gjykatësit në Aleksandri njoftuan se do të ndalin punën deri sa të tërhiqet dekreti.
Dekreti është pasuar me protesta masive. Forcat egjiptiane të sigurimit kanë përdorur gazin lotsjelës për të shpërndarë protestuesit në Sheshin Tahrir të Kairos. Shumë nga protestuesit kishin kaluar natën në qendrën e qytetit.
Dje protestues në disa qytete egjiptiane sulmuan zyrat e Vëllazërisë Myslimane që ka pushtetin.
Protestat filluan një ditë pasi presidenti egjiptian Mohamed Morsi deklaroi se vendimet e tij nuk mund të apelohen nga gjykatat apo institucione të tjera.
XS
SM
MD
LG