Lidhje

Shkup: Mbahet manifestimi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

  • Isak Ramadani

Sonte në Shkup mbahet manifestimi qendror për shënimin e njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë organizim të Këshillit për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku bëjnë pjesë zyrtarë të partisë shqiptare në qeverinë e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe personalitete të jetës publike.

Rrugët e Shkupit ku jetojnë shqiptarët, janë stolisur me flamuj dhe me simbole kombëtare. Nxënës të shkollave kanë dalë në pikëkalimin kufitar të Bllacës për të pritur dy kryeministrat.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG