Lidhje

Nigeri: 11 të vrarë nga dy shpërthime me makinë-bombë


Ushtria nigeriane thotë se dy shpërthime me makina-bombë tronditën një kishë protestante në një bazë ushtarake sot, duke vrarë të paktën 11 vetë dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Shpërthimet, e ndërmarra pak minuta njëri pas tjetrit, u kryen pak pasi filluan shërbesat fetare.

Një burim ushtarak, që i pa nga afër shpërthimet, thotë se pjesa më e madhe e viktimave u shkaktuan nga sulmi i dytë, pasi kishin shkuar për të ndihmuar të lënduarit e sulmit të parë.

Një zyrtar i Shoqatës së Krishterë të Nigerisë tha se incidenti ndodhi në kazermat ushtarake Jaji, në shtetin Kabuna në veri të Nigerisë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Gjatë muajve të fundit, disa kisha në këtë zonë janë sulmuar nga sekti islamik Boko Haram.

XS
SM
MD
LG