Lidhje

AI, drejtësi e vonuar për Remzi Hoxhën


Organizata e drejtave të njeriut, Amnesty International shprehu keqardhje që Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë nuk vuri në vend plotësisht drejtësinë për familjen e Remzi Hoxhës, biznesmenin shqiptar nga Maqedonia, i cili u zhduk në vitin 1995.

Më 22 nëntor, Gjykata shpalli fajtorë tre ish-pjestarë të Shërbimit Sekret (SHIK) për rolin e tyre në ndalimin dhe torturimin e zotit Hoxha dhe të dy personave të tjerë, Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.

Megjithatë, thotë Amnesty International, të tre personat e shpallur fajtorë në këtë çështje, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, vazhdojnë të jenë të lirë. Organizata ve në dukje procedurat tejet të zgjatura gjyqësore në Shqipëri, të cilat kanë bërë që të mos rivendoset drejtësia për familjen e Remzi Hoxhës.

Organizata shpreh gjithashtu keqardhjen që gjykatat britanike nuk siguruan ekstradimin në kohë të Ilir Kumbaros, i cili tani qëndron i fshehur. Amnesty International prej vitesh i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të sqarojë fatin e Remzi Hoxhës dhe të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për zhdukjen e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG