Lidhje

Ehud Barak largohet nga politika


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, po largohet nga politika.

Ai bëri sot të njohur njoftimin e papritur, se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e janarit, por se do të qëndrojë në postin e tij deri në formimin e një qeverie të re.

70-vjeçari Barak, i cili ka qenë kryeministër i Izraelit, tha se e ka lodhur së tepërmi jeta polike dhe se do që të shpenzojë më tepër kohë me familjen e tij. Ai po ashtu tha se dëshironte t’i linte më tepër vend të tjerëve të kenë poste udhëheqëse.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se ai e respekton vendimin e zotit Barak dhe se vlerëson kontributet e tij në sigurinë e shtetit. Ehud Barak themeloi Partinë e Pavarësisë të qendrës së majtë, pasi u largua nga Partia e Punës në vitin 2011.

Ai u bë një aleat i ngushtë me zotin Netanjahu gjatë viteve të fundit, por marrëdhëniet mes tyre u tensionuan për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me sigurimin e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për strategjinë e Izraelit ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG