Lidhje

Sekretarja Klinton uron shqiptarët


"Ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor, duhet t'a dini se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik."

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton lëshoi mbrëmë një deklaratë për shtyp, ku thuhet:

"Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e kënaqur për t'iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor.

Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t'i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar.

Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, diheni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm"

, përfundon deklarata për shtyp e sekretares Klinton.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG