Lidhje

Vlerësohen dëmet e urganit Sandy


Foreigners are evecauated by police from the site of an attack in Kabul. A group of Afghan Taliban insurgents forced their way into a guesthouse used by foreigners in an upscale residential part of the capital, police said.
Foreigners are evecauated by police from the site of an attack in Kabul. A group of Afghan Taliban insurgents forced their way into a guesthouse used by foreigners in an upscale residential part of the capital, police said.

Dëmtimi nga uragani Sandy që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar do të kushtojë më shumë se 71 miliardë dollarë në tre shtete verilindore - Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha të hënën se dëme nga stuhia arritën 42 miliardë dollarë në të gjithë shtetin. Ai tha se në këtë shumë përfshihen mbi 32 miliardë dollarë të nevojshme për riparime dhe 9 miliardë dollarë për shpenzime parandaluese.

Guvernatori Cuomo tha se shteti i Nju Jorkut do të kërkojë ndihmë federale për të mposhtur këtë fatkeqësi natyrore.

Më herët, kryetari i Bashkisë së qytetit Nju Jork, Michael Bloomberg tha se qyteti pësoi 19 miliard dollarë humbje që lidhen me uraganin Sandy - shumë e cila është pjesë e vlerësimit të dëmeve në mbarë shtetin.

Uragani Sandy, më 29 tetor, bëri kërdi në qytetin e Nju Jorkut, duke përmbytur shtëpi. trena e tunele të metrosë dhe linja elektrike që la disa pjesë të qytetit në errësirë për shumë ditë.

Javën e kaluar, guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie tha se stuhia shkaktoi më shumë se 24 miliardë dollarë dëme në shtetin e tij.

Në Konektikat, Guvernatori Dannel Malloy tha se ky shtet ka pësuar më shumë se 360 milionë dëme për bizneset, shtëpitë dhe pronat publike.
XS
SM
MD
LG