Lidhje

Përshëndetja e Amb. Arvizu për 100 vjetorin


Përshëndetje! Jam i lumtur që së bashku me kolegët e mi ish-ambasadorë marr pjesë në këtë moment aq të rëndësishëm të historisë suaj moderne.

Shqipëria ka hasur disa sfida të konsiderueshme që nga shpallja a pavarësisë në vitin 1912, por një tipar që shqiptarët gjithmonë kanë shfaqur është një forcë dhe vitalitet i jashtëzakonshëm.

Në vitin 1991, Shqipëria la pas periudhën më të gjatë dhe më të errët të të qenit shtet: komunizmin dhe ndërmori hapa të fuqishme për të përqafuar parimet e demokracisë, lirisë dhe tregut të lirë.

Asnjë vend tjetër nuk ka realizuar kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër. Shtetet e Bashkuara ishin në krah të Shqipërisë kur u shpall pavarësia para 100 vjetësh dhe në dekadat e para të pavarësisë suaj. Ne u rikthyem në vitin 1991 për të rihapur ambasadën tonë. Që nga ajo kohë ne kemi punuar me ju për të ndërtuar një demokraci më të fortë dhe kemi qenë me ju në momente të mira dhe të këqija.

Ne jemi krenarë që ju jeni bërë anëtar i NATO-s dhe presim me padurim që ju të zini vendin e duhur si anëtar i Bashkimit Evropian. Ta gëzoni këtë moment, të jeni krenarë për historinë dhe traditat tuaja dhe mbi të gjitha mos harroni se historia e një kombi përbëhet nga kontributi i përbashkët i secilit prej jush. Gëzuar!
XS
SM
MD
LG