Lidhje

Rivarroset Jaser Arafati


Zyrtarët palestinezë thonë se shkencëtarë të huaj kanë rivarrosur eshtrat e presidentit Jaser Arafat, pasi morën mostra për të bërë analiza lidhur me shkakun e vdekjes së tij. Eshtrat e Arafatit u rivarrosën në Mauzeoleumin e Ramallahut, në Bregun Perëndimor.

Mostrat ju dhanë për analiza shkencëtarëve francezë, zviceranë, rusë dhe palestinez, të cilët do t’i analizojnë ato në laboratorët e vendeve të tyre. Zyrtarët francezë patën urdhëruar disa muaj më parë zhvillimin e një hetimi lidhur me shkakun e vdekjes së Jaser Arafatit, pas zbulimit të poloniumit, një substancë radioaktive vdekjeprurëse, tek rrobat e ish-udhëheqësit palestinez, që ia dorëzoi bashkëshortja e tij.

Presidenti i Autoritet Palestinez Jaser Arafat vdiq në vitin 2004 në Fancë, pas një sëmundjeje misterioze. Në atë kohë pati spekullime se ai ishte helmuar nga Izraeli, por Tel Avivi i ka mohuar këto thënie.
XS
SM
MD
LG