Lidhje

ShBA: Drejtuesit e korporatave thirrje presidentit e kongresit


Drejtuesit e korporatave amerikane po i bëjnë thirrje presidentit Barack Obama dhe Kongresit të arrijnë një marrëveshje së shpejti për shpenzimet e rëndësishme qeveritare dhe çështjen e taksave për të mënjanuar një krizë financiare në fund të vitit.

Drejtuesit e korporatave amerikane vizitojnë shpesh Uashingtonin për të lobuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres rreth legjislacionit dhe politikave që ndikojnë bizneset e tyre. Por këtë javë, ata po takohen me presidentin dhe drejtues të Kongresit për të kërkuar një zgjidhje për mosmarrëveshjen dyvjeçare para se vendi të kalojë në atë që po quhet katastrofë fiskale.

Vendi përballet me 600 miliard dollarë në shkurtime të shpenzimeve të kërkuara me ligj në programe kyçe rritjen e taksave për punëtorët amerikanë më janar 1 - nëse zoti Obama nuk arrin një marrëveshje të re me Kongresin.

Analistët financiarë thonë se dështimi për të arritur një kompromis mund të çojë Shtetet e Bashkuara, ekonominë më të madhe në botë, në një recesion të ri, me pasoja të mundshme për fatet ekonomike të botës.
XS
SM
MD
LG