Lidhje

BE paketë ndihme financiare për Spanjën


Bashkimi Evropian po jep një paketë shpëtimi prej 48 miliardë dollarësh për katër banka spanjolle të rënduara nga borxhi por vetëm pasi i urdhëroi që të shkurtonin në mënyrë të ndjeshme huatë dhe investimet, të shkurtojnë vendet e punës dhe t’u imponojnë investitorëve humbjet e mëdha.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Joaquin Almunia tha sot se paketa e shpëtimit do t’u dërgohet institucioneve huadhënëse Bankia, NCG Banko, Catalunya Banc dhe Banco de Valencia për të rivendosur stabilitetin financiar pas humbjeve që erdhën si rezultat i dhënies së huave të këqija për shitblerje shtëpish. Ai tha se kushtet e huave janë në përputhje me ndihmën që u është dhënë institucioneve të tjera bankare në Evropë.

Eurozona ra dakord në qershor për t’u dërguar deri në 130 miliardë dollarë bankave spanjolle në vështirësi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG