Lidhje

Egjipt: Sistemi i drejtësisë kërcënon me grevë


Qindra egjiptianë kanë vazhduar demonstrimet e tyre kundër presidentit Mohamed Morsi për ditën e 6 me rradhë, ndërsa të paktën tre prej gjykatave më të larta të Egjiptit thonë se ata do të pezullojnë punën në shenjë proteste për dekretin e presidentit.

Në një lëvizje që mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike, asambleja që harton kushtetutës e re thotë se mund të përfundojë punën për draftin përfundimtar të mërkurën në mbrëmje.

Tre pjestarët e këtij grupi pune thanë se një votim për draftin nga asambleja është planifikuar për të enjten.

Shumë liberalë dhe kundërshtarë të tjerë të zoti Morsi i kanë dhënë fund pjesmarrjes së tyre në asamble, e cila dominohet nga islamikët. Ata thonë se zëri i tyre nuk po dëgjohet. Një kushtetutë e re mund të mos pranojë lëvizjet e fundit të zotit Morsi.

Shumë gjykata të vendit tashmë i kanë ndalur funksionet duke u hedhur në greva individuale.
XS
SM
MD
LG