Lidhje

Siri: Të paktën 34 persona të vrarë nga dy shpërthime me bomba


Dy makina me bombë tronditën sot periferinë e kryeqytetit sirian, Damask, duke vrarë të paktën 34 persona.

Televizioni shtetor sirian transmetoi video nga vendi i ngjarjes i cili është i banuar kryesisht me të krishterë .

Aktivistët thanë se ka shënja që tregojnë se atje pati edhe dy shpërthime të tjera më të vogla, por për këto nuk dihet nëse pati njerëz të plagosur.

Agjencia shtetërore siriane e Lajmeve SANA e cilësoi sulmin e sotëm “vepër të terroristëve”, një term që përdoret për t’ju referuar rebelëve dhe forcave opozitare. “Kjo është të paktën hera e dytë që kjo lagje vihet në shënjestër gjatë disa muajve të fundit.

Disa grupe të opozitës publikuan disa video në internet duke pretenduar se kishin qëlluar një aeroplan të qeverisë dhe kanë kapur pilotin e aeroplanit.Kjo video nuk mund të vërtetohej nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG