Lidhje

Egjiptianët protestojnë ndërsa miratohet projekt-kushtetuta


Egjiptianët janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros për të tetën ditë me rradhë në demonstrata kundër presidentit Mohamed Morsi, ndërsa një komision i mbizotëruar nga islamikët miratoi një projekt-kushtetutë të re që tani duhet të votohet në një referendum mbarëkombëtar.

Komisioni, i bojkotuar nga disa anëtarë liberal dhe të krishterë, mbajti parimet e ligjit islamik si burimin kryesor të legjislacionit. Grupi miratoi me nxitim të 234 nenet në një takim që zgjati nga e enjtja mbasdite deri të premten në orët e para të mëngjesit.

Parlamenti e vuri atë për votim në mënyrë që të miratohej projekt-kushtetuta para të djelës, kur gjykata e lartë pritet të vendosë në se do ta shpërndajë komisionin.

Gjatë ditëve të fundit, rreth 30 anëtarë liberalë dhe të krishterë u tërhoqën nga komisioni për të protestuar atë që e quajtën rrëmbim të proçesit nga islamikët besnikë të presidentit Mohamed Morsi.

Udhëheqësi egjiptian shkaktoi një tronditje politike javën e kaluar kur i dha vetes fuqi gjithpërfshirëse që ndalon sistemin e drejtësisë të sfidojë vendimet e tij. Zoti Morsi tha dje në televizionin shtetëror se dekreti do të merrte fund menjëherë sapo populli të votonte kushtetutën e re.
Protestuesit egjiptianë janë të zemëruar nga marrja e pushtetit nga presidentit dhe e akuzojnë atë se po sillet si një diktator.

Dy persona janë vrarë dhe qindar janë plagosur në demonstratat mbarëkombëtare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG