Lidhje

SHBA, Al-Asadit: "Mos përdor armë kimike!"


White House

White House

Presidenti Obama paralajmëroi se një përdorim i armëve kimike do të ketë pasoja tragjike dhe personat do të mbahen përgjegjës.

Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë presidentin sirian Bashar al-Asad të mos përdorë armë kimike ndaj kryengritësve që përpiqen për t'i dhënë fund sundimit të tij 12-vjeçar. Paralajmërimi vjen pasi shërbimet amerikane të zbulimit thanë se kanë gjetur shenjat se forcat besnike të presidentit Assad janë duke përgatitur municione kimike për përdorim të mundshëm.

Duke folur të hënën në afërsi të Uashington, Presidenti Barak Obama tha se dëshiron që zoti Asad dhe ata që janë nën komandën e tij t'a dinë se bota është duke vëzhguar nëse përdorin armë kimike. Ai tha se një veprim i tillë do të ishte një "gabim tragjik", dhe paralajmëroi se "do të ketë pasoja dhe personat do të mbahen përgjegjës".

Shtypi amerikane citon zyrtarët të kenë thënë se njoftimet e zbulimit tregojnë se forcat e zotit Asad po lëvizin armëve kimike brenda pozicioneve të caktuara, duke sugjeruar se po përgatiten për t'i përdorur. Zyrtarët amerikanë thonë se nuk dihet nëse udhëheqësi sirian ka marrë ndonjë vendim për përdorimin e këtyre armëve.

Më herët, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se Uashingtoni është i shqetësuar se qeveria e Sirisë po shqyrton përdorimin e armëve kimike pasi metodat konvencionale për të luftuar rebelimin janë treguar "të pamjaftueshme". Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara "me siguri planifikojnë për të marrë masa", nëse përdoren armë kimike. Ajo e bëri këtë koment në një udhëtim në Pragë.

Ministria e jashtme e Sirisë në një deklaratë të hënën, tha se Damasku "nuk do të përdorte armë kimike, nëse do t'i kishte ato, kundër popullit të vet në asnjë rrethanë".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG