Lidhje

Administrata Obama, trysni Izraelit


Jay Carney

Jay Carney

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se udhëheqësit izraelitë duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje ndaj planeve për vendbanime të reja.

Administrata Obama u bashkohet vendeve evropiane në përpjekje për t'i bërë trysni Izraelit të ndryshojë planet për të ndërtuar mijëra shtëpi në zonat e pushtuara të Jeruzalemit Lindor dhe në Bregun Perëndimor, që palestinezët i shohin si pjesë e një shteti të tyre të pavarur.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se udhëheqësit izraelitë duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të rishqyrtojnë planet e strehimit. Ai tha se hapat e njëanshme izraelite janë të dëmshme dhe e bëjnë të vështirë për të rifilluar negociatat e drejtpërdrejta mbi një zgjidhje të konfliktin izraelito-palestinez.

Edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner kritikoi vendimin e Izraelit për të filluar planifikimin e zhvillimit të një zone pranë Jeruzalemit Lindor. Zti Toner tha se çdo ndërtimi veçanërisht në atë zonën do të jetë i dëmshëm për përpjekjet për paqe.

E hënë më parë, pesë vendet e BE-së protestuan planet e Izraelit duke thirrur ambasadorët izraelitë në kryeqytetet e tyre. Qeveritë e Britanisë, Danimarkës, Francës, Spanjës dhe Suedisë bënë thirrje për heqjen dorë nga projektet e strehimit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i hodhi poshtë kritikat. Zyra e tij lëshoi një deklaratë ku thuhet se nuk do të ketë ndryshim në vendimin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG