Lidhje

Rusia, Turqia - jo marrëveshje mbi Sirinë


Russia Turkey
Russia Turkey

Rusia dhe Turqia kanë dështuar përsëri për arritjen e një marrëveshjeje mbi mënyrën se si duhet ndihmuar për dhënien fund të konfliktit sirian.

Rusia dhe Turqia kanë dështuar përsëri për arritjen e një marrëveshjeje mbi mënyrën se si duhet ndihmuar për dhënien fund të konfliktit sirian.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbështetur presidentin sirian Bashar al-Asad gjatë gjithë krizës, duke bllokuar rezolutat e sponsorizuara nga perëndimi në Kombet e Bashkuara, të cilat dënojnë qeverinë siriane. Ndërkohë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan - një ish-aleat i Sirisë - është sot një nga kritikët më të zëshëm ndaj Damaskut.

Të hënën, të dy udhëheqësit u takuan në Stamboll, ku u diskutua Siria dhe çështje të tjera - duke përfshirë tregtinë e ndërsjelltë dhe kërkesën e Turqisë për NATO-n për të vendosur raketa pranë kufirit turko-sirian. Ndërkohë, protestuesit me parulla kundër vizitës së zotit Putin u mblodhën jashtë konsullatës ruse në Stamboll.

Pas takimit, të dy udhëheqësit u thanë gazetarëve se nuk arritën një marrëveshje lidhur me çështjen e Sirisë.

Vizita një-ditore e zotit Putin në Turqi ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në dy muaj. Udhëheqësi rus fillimisht kishte në plan për të shkuar në Turqi në tetor, por udhëtimi u shty – disa spekullojnë - për shkak të shëndetit të tij.
XS
SM
MD
LG