Lidhje

Pres. Obama, shqetësim ndaj terrorizmit bërthamor


Presidenti amerikan tha se bota nuk mund të lejojë që shekulli 21 të errësohet nga armët më të këqija të shekullit të 20-të.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se terrorizmi bërthamor është ende një nga kërcënimet më të mëdha në botë, përkundër suksesit në SHBA dhe pakësimit të rezervave bërthamore ruse.

Zoti Obama tha të hënën se terroristët dhe bandat kriminale janë duke bërë gjithçka për të marrë në duar materiale bërthamore biologjike dhe kimike. Ai tha se këto materiale janë duke u ruajtur pa mbrojtje të mjaftueshme.

Presidenti amerikan tha se bota nuk mund të lejojë që shekulli 21 të errësohet nga armët më të këqija të shekullit të 20-të.

Zoti Obama po ashtu bëri thirrje për një marrëveshje të përditësuar me Rusinë, e cila ka njoftuar se nuk do të rinovojë pjesëmarrjen e saj në paktin 20 vjeçar Nunn-Lugar, i cili eliminon raketa bërthamore dhe stoqet e armëve kimike në ish-Bashkimin Sovjetik.

Presidenti Obama tha se në sajë të paktit Nunn-Lugar, mijëra raketa, nëndetëse dhe armë sulmues janë shkatërruar ose çaktivizuar.
XS
SM
MD
LG