Lidhje

Sonda “Curiosity” analizon gurë dhe dheun e Marsit


Rover Curiosity

Rover Curiosity

Instrumentet kanë zbuluar substanca squfuri dhe klori në gurët dhe dheun e Marsit, dhe gjithashtu kanë gjetur molekula uji.

Sonda e NASA-s “Curiosity” ka analizuar gurë dhe dheun e Marsit duke përdorur instrumentet brenda laboratorit në saj.

Shkencëtarët e Nasas thonë se nuk presin për të gjetur prova të qelizave të jetës në këtë fazë të misionit. Megjithatë, sonda Curiosity ka gjetur përbërës interesantë të tokës marsiane.

Instrumentet kanë zbuluar substanca squfuri dhe klori në gurët dhe dheun e Marsit, dhe gjithashtu kanë gjetur molekula uji. Por shkencëtarët e NASA-s thotë se kjo nuk është e pazakontë dhe nuk do të thotë se zona është e lagësht.

Ata thonë se emri i sondës është “Curiosity” (Kuriozitet), fjalë që nënkupton “durim”, prandaj edhe shpresat duhet të jenë të përmbajtura.

XS
SM
MD
LG