Lidhje

Palestinezët fajësojnë Izraelin për ekonominë


Palestinezët në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor po përballen me vështirësi për shkak të krizës ekonomike në territoret palestineze, e nxitur kjo nga rënia e nivelit të ndihmave që vijnë nga jashtë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Setareh Sieg gjatë një vizite në këtë qytet, bisedoi me disa banorë të Ramallahut të cilët fajësojnë Autoritetin Palestinez dhe Izraelin për problemet e tyre.

Banorët e Ramallahut janë mësuar me presionet e pushtimit izraelit dhe qyteti ka gëzuar një rritje ekonomike.

Por, ndërkohë që rajoni po përballet me vështirësi ekonomike, disa banorë në Bregun Perëndimor po hedhin dyshime në aftësitë e udhëheqësve të tyre në Autoritetin Palestinez në këtë qytet.

Unë nuk pres ndonjë ndihmë. Ndoshta pas themelimit të një shteti, por për aq kohë sa Autoritetit Palestinez varet nga ndihma e huaj, gjërat nuk do të përmirësohen”.


Autoriteti Palestinez i trajton izraelitët më mirë se ne”.

Këta të rinj jetojnë në kampin e refugjatëve Amari në Ramallah, ku banojnë 7 mijë familje që u bënë refugjatë në luftën e vitit 1948 pas së cilës u themelua shteti i Izraelit.

Ata janë qeverisur nga Autoriteti Palestinez, i cili varet nga ndihmat e huaja për të plotësuar nevojat e buxhetit të tij.

Ndërkohë që ekonomia globale po kalon në vështirësi, ndihmat e huaja janë përgjysmuar duke rënë në më pak se një miliard dollarë në vit. Autoriteti Palestinez nuk mund t’i paguajë në kohë punonjësit.

Familja Omeir mbështet tre breza dhe dy familje në këtë shtëpi të vogël. Nour Omeir është mbështetja e tyre kryesore. Ajo është mësuese që paguhet nga Autoriteti Palestinez dhe muajt e fundit nuk e ka marrë rrogën.
Autoriteti Palestinez nuk është në gjendje të administrojë siç duhet”.

Bashkëshorti i saj, Naziri është zdrukthtar. Ai nuk ka punuar për më shumë se një vit pasi pak njerëz kanë para për të paguar për shërbimet e tij. Por ai është pragmatik.
“Ne duhet të jemi fqinj të mirë me Izraelin. Pastaj mund t’i hapim kufijtë për tregti”.

Por ashtu si shumica e banorëve në Ramallah, ai beson se prania e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor është duke e bërë gati të pamundur paqen.

“Izraelitët kanë vënë pengesa, sepse ata nuk mund të pajtohen me zhvillimin e negociatave për çështjen e refugjatëve. Që nga ndërtimi i vendbanimeve, negociatat janë bllokuar. Vendbanimet janë pengesa më e mëdha për arritjen e paqes”.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat thotë se vetëm pavarësia do t’i çlironte palestinezët nga vështirësitë ekonomike.

Ish ministri palestinez i ekonomisë, Mazen Sinokrot thotë se papunësia, e cila qëndron në rreth 25 për qind, është një kërcënim i madh.

“Shumë palestinezë janë të deshpëruar sepse nuk mund të gjejnë punë. Ne kemi nevojë të krijojmë një milion vende të reja pune në tetë vitet e ardhshme. Pra, kjo është një përgjegjësi e madhe dhe sfidë për të gjithë, përfshirë komunitetin ndërkombëtar”.

Niveli i varfërisë po rritet. Nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, këta nxënës nuk do të kenë një të ardhme të mirë në Bregun Perëndimor. Pothuajse gjysma e familjeve në kampet e refugjatëve në Bregun Përëndimor janë klasifikuar nga OKB-ja në kategorinë e njerëzve pa siguri ushqimi.

Për disa, si familja Omeir, mbijetesa bazohet te huatë që ata marrin nga miqtë. Prandaj ata janë të shqetësuar.

“Unë dua që fëmijët e mi të kenë një të ardhme premtuese dhe perspektivë të mirë, por aktorët e jashtëm nuk po na ndihmojnë”.

Kjo ka të ngjarë të vazhdojë. Izraeli ka kërcënuar se do të hakmerret, ndoshta duke i mos paguar borxhet tatimore Autoritetit Palestinez, nëse palestinezët kërkojnë që OKB-ja të votojë ngritjen e statusit të tyre të përfaqësimit. Dhe kjo mund ta bëjë jetën edhe më të vështirë për palestinezët në territoret e pushtuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG