Lidhje

Shpërthim në zyrat e partisë Agimi i Artë në Greqi


Jashtë një zyre lokale të partisë së ekstremit të djathtë në Athinë sot shpërtheu një bombë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë, por jo në njerëz.

Burimet policore thanë se shpërthimi ndodhi në zyrat e Partisë Agimi i Artë në qytezën Aspropirgos. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të konsiderueshme në një dyqan në katin përdhes, si dhe tek zyrat e partisë në katin e parë të ndërtesës. Nga shpërthimi po ashtu u thyen xhamat e disa ndërtesave pranë.

Policia po vazhdon hetimet për shpërthimin. Agimi i Artë, një parti me program nacionalist, u evidentua në zgjedhjet e fundit, në kushtet e krizës ekonomike që po përjeton Greqia, duke siguruar 18 vende në Parlamentin prej 300 vendesh. Kjo parti, mes të tjerash, mbështet idenë e dëbimit të emigrantëve nga Greqia.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG