Lidhje

Muhamed Ali merr titullin "Mbreti i Boksit"


Ish-kampioni i botës për peshat e rënda, Muhamed Ali, u kurorëzua me titullin "Mbreti i boksit", në Kuvendin e 50-të të Këshillit Botëror të Boksit që u mbajt në pikën e pushimit në Cankun të Meksikës.

Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Këshillit Botëror të boksit, Jose Sulaiman, si dhe ish-kampionë të boksit, mes tyre edhe meksikani Julios Cesar. Muhamed Ali, që mbante syze dielli të errëta, qëndroi i ulur gjatë ceremonisë në një fron prej kadifeje të kuqe. Në një televizion me ekran të gjerë shkruhej në spanjisht "Mirëse vjen në Cankun Mbreti i Boksit."

Ali, i cili e kishte emrin e lindjes Kasius Klei, para se të konvertohej në mysliman suni, është një nga sportistët më të mirë të shekullit të 20-të.

XS
SM
MD
LG