Lidhje

Debatet për katastrofën e mundshme fiskale


Presidenti Barack Obama dhe udhëheqësit e Kongresit do të takohen me disa guvernatorë shtetesh lidhur me përpjekjet e fundvitit për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth shpenzimeve dhe taksave.

Shtetet e Bashkuara përballen me atë që po quhet "gremina fiskale": 600 miliardë dollarë në shkurtime shpenzimesh dhe ngritje taksash, të cilat do të preknin thuajse të gjithë punëtorët amerikanë e që do të hyjnë në fuqi më 1 janar. Presidenti kërkon 1.6 trilion dollarë nga ngritja e taksave gjatë 10 vjetëve të ardhshëm për të ulur borxhin e vendit, ndërkohë që republikanët në Kongres kanë ofruar ngritje taksash prej 800 miliardë dollarësh.

Por deri tani Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësit republicanë nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë kompromis dhe kanë hedhur poshtë planet e njeri tjetrit.

6 guvernatorë, 3 demokratë dhe 3 republikanë, shkuan sot në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas do të takohen edhe me ligjvënësit republikanë. Disa analistë financash parashikojnë se të dy palët nuk do të arrijnë marrëvershje deri në fund të vitit, gjë që do ta zhyste vendin në recesionin e dytë në 3 vjet.
XS
SM
MD
LG