Lidhje

Takohen Thaçi e Haradinaj – asgjë e re për bashkëqeverisjen


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj diskutuan rrugët e bashkëpunimit – pa përmendur mundësinë e bashkëqeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thanë sot se janë pajtuar për bashkëpunim të ngushtë në proceset politike përfshirë edhe atë të bisedimeve me Serbinë, por nuk kanë diskutuar për ndryshime në skenën e brendshme politike.

Ata i bënë këto komente pas një takimi në selinë e Partisë Demokratike të kryeministrit Thaçi, i cili tha se më zotin Haradinaj janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin në çështje që janë me interes për vendin.



Gjithashtu kemi përkushtimin e përbashkët dhe të fuqishëm që të punojmë me përgjegjësi të plotë institucionale dhe qytetare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për një fqinjësi të mirë si parakusht për integrime euroatlantike”, tha kryeministri Thaci.

Ndërkaq, zoti Haradinaj tha se edhe më tej mbetet në qëndrimin e tij se është i gatshëm të marrë përgjegjësi për drejtimin e qeverisë, por në takimin e sotëm është diskutuar për bashkëpunim në shkallë të gjerë për interesa përtej atyre partiake.

Kemi thënë në media deri tash se ofrohemi për të marr përgjegjësi, madje edhe përgjegjësi të para edhe në qeverisje, gjithashtu marrja e përgjegjësive është një proces. Ne sot e kemi filluar me disa tema, që në të ardhmen mund të vazhdojmë më disa tema tjera, pra kjo është e vërteta, pra nuk e kemi trajtua temën me të cilën po flasim”, tha zoti Haradinaj.

Partia e zotit Haradinaj është bërë pjesë e procesit të bisedimeve me Serbinë nëpërmjet nënkryetarit të saj Blerim Shala, i cili është emëruar bashkërendues i këtyre bisedimeve.

Të dyja palët kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë edhe në ndonjë ndryshim të mundshëm të skenës së brendshme politike, por pa e ngatërruar këtë çështje me ato që kanë të bëjnë me procese me të mëdha siç janë bisedimet me Serbinë, zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.
XS
SM
MD
LG