Lidhje

BE: Pa reforma, jo status kandidat për Shqipërinë


eu
eu

Këtë herë edhe në Tiranë ishin të qartë se sot nuk mund të presin asnjë sinjal pozitiv nga Brukseli

Bashkimi europian nuk do t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Në përfundimet që priten të miratohen sot, këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së vlerëson se do të vendosë për dhënien e Statusit të vendit kandidat Shqipërisë sapo të jenë përmbushur tre reformat e përcaktuara në rekomandimit e komisionit europian, përfshirë dhe veprimet e mëtejshme nga ana e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar.

Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin pa probleme të institucioneve demokratike të vendit, theksohet më tej në përfundimet për Shqipërinë së cilës i bëhet thirrje që të shmangë deklarata që shkojnë kundër marëdhënieve të fqinjësisë së mirë



Duket se Fati i Statusit kandidat këtë herë ishte shkruar nga dora e politikës shqiptare e cila nuk arriti të përmbushte plotësisht jo vetëm 12 kushtet e përcaktuar që në 2010, por as kërkesat e Komisionit Europian të bëra të qarta tetorin e kaluar për reformën parlamentare, ligjin për gjykatën e Lartë dhe atë të nëpunësit civil.

Këtë herë edhe në Tiranë ishin të qartë se sot nuk mund të presin asnjë sinjal pozitiv nga Brukseli. Në përfundimet për Shqipërinë të cilat pritet të miratohen gjatë takimit të ministrave të Be thihet se "Këshilli vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, nëse përmbushen masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe pas ndryshimeve të rregullores së parlamentit. Me qëllimin që të vendosë për dhënien e statusit kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë sa më shpejt të jetë arritur progresi i nevojshëm, duke marrë parasysh gjithashtu veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla".

Në përfundimet e Këshillit njihet përparimi i bërë nga Shqipëria falë përmirësimit të dialogut mes qeverisë dhe opozitës pas marrëveshjes së nëntorit të kaluar. "Shqipëria ka dhënë rezultate në një sërë reformash lidhur me 12 prioritetet kyçe, veçanërisht në cështjet e mirëfunksionimit të parlamentit, reformës zgjedhore dhe emërimin e zyrtarëve kyç. Këshilli vëren vlerësimin e Komisionit se Shqipëria ka përmbushur katër nga prioritetet kyçe dhe se është në rrugën e përmbushjes së dy prioriteteve të tjera", thuhet më tej në përfundimet e Brukselit ndërsa “nënvizohet nevoja për të intensifikuar më tej përpjekjet, e identifikuara nga raporti i Komisionit, veçanërisht në fushën e reformave të gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, si dhe në zbatimin e reformave”.

Sipas Këshillit “mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin pa probleme të institucioneve demokratike të vendit", ndërkohë që ritheksohet se “dialogu i qëndrueshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme në të gjithë fushat e përfshira në prioritetet kyce do të mbeten thelbësore në zbatimin e reformave të nevojshme për të ardhmen e Shqipërisë në BE”

Rezultatet e prekshme nga ana e Shqipërisë në reformat e përcaktuar nga Brukseli do të jenë të nevojshme edhe për fazën e menjëhershme pas statusit. “Në mënyrë që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në do të jetë i nevojshëm zbatimi i qëndrueshëm i reformave dhe përmbushja e të gjitha kritereve kyçe.

Siç është përshkruar në rekomandimin e Komisionit, Këshilli bën thirrje për fokus të veçantë mbi: zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare ; përforcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore ; përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale, me qëllim ndërtimin e gjurmëve të forta të provave ; masat efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, përfshirë në fushën e minoriteteve, dhe trajtimin e barabartë të tyre; dhe zbatimin e të drejtës së pronës", thuhet në përfundimet që pritet të miratohen sot nga Këshilli i ministrave të Bashkimit europian.

Ndërkaq Brukseli duket i shqetësuar edhe për deklaratat e ditëve të fundit në Tiranë, ku vecanërisht gjatë festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë kryeministri përmendi disa herë bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Për herë të parë Shqipërisë i tërhiqet vëmendja që të jetë e kujdesshme. "Këshilli mirëpret rolin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, vecohet në tekstin e përfundimeve.
XS
SM
MD
LG