Lidhje

Azerbaijxhan - skadon kontrata me Rusinë për stacionin radar


gabala station

gabala station

Kjo ishte baza e fundit ruse në republikën ish-sovjetike, me 1 mijë ushtarë rusë dhe 500 ushtarë azerbajxhanas të stacionuar aty

Rusia ka ndërprerë përdorimin e një sistemi të sofistikuar radarësh në Azerbajxhan, pasi të dy vendet nuk arritën një marrëveshje për përtëritjen e kontratës.

Marrëveshja e mëparshme për përdorimin e stacionit radar Gabala skadoi të dielën (9 dhjetor).

Kjo ishte baza e fundit ruse në republikën ish-sovjetike, me 1 mijë ushtarë rusë dhe 500 ushtarë azerbajxhanas të stacionuar aty.

Stacioni radar Gabala ka një gamë prej afërsisht 6 mijë kilometra, që mbulojnë rajonet në jug të Azerbajxhanit, duke përfshirë Lindjen e Mesme.

Zyrtarët nga të dy vendet kanë negociuar një shtyrje të kontratës që nga viti 2011. Sipas shtypit rus, refuzimi i Moskës për të zgjatur marrëveshjen ishte për shkak të insistimit Azerbajxhanit për qira gjithnjë e më të lartë.

Rusia i paguante Azerbajxhanit 7 milionë dollarë në vit për përdorimin e stacionit, që është ndërtuar në vitin 1985. Raportet thonë se Azerbajxhani ka kërkuar një rritje të madhe qirasë.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi një diplomat rus të thoshte se çështja nuk ka të ngjarë të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ruso-azerbajxhanase.
XS
SM
MD
LG