Lidhje

Kimikati Bisphenol dhe fëmijët

  • Astrit Lulushi

Bisphenol – ose BPA – është një kimikat industrial në përdorim të gjerë. Kjo substancë përdoret edhe për prodhimin e enëve plastike që mbajnë ushqime dhe pije të ëmbla.

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave thotë se BPA zakonisht është i parrezikshëm, edhe pse ajo e ndalon këtë kimikat të përdoret për prodhimin e shisheve për ushqimin e foshnjeve.

Tani, një studim në “Environmental Health Perspectives” ngre shqetësim të madh.

Gjatë studimit ku u përfshinë 350 gra shtatzëna dhe djem të porsalindur, shkencëtarët zbuluan se substanca kimike BPA kishte ndryshuar nivelet e hormoneve në gjendrat e tyre tiroide. Këto hormone janë thelbësore në rritjen para dhe pas lindjes së foshnjeve – dhe kur niveli i PBA-së ishte i lartë, edhe niveli i tirodive rritej.

Autorët shqetësohen se ndryshime edhe të vogla në funksionin e tiroideve mund të ndryshojnë sjelljen dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël – dhe bëjnë thirrje për studime të tjera rreth kësaj çështjeje.

Kaloritë dhe kujtesa

Mbrojtja dhe përmirësimi i kujtesës duket se është fare e thjeshtë; “nëse hani pak në darkë, gjasat janë që të nesërmen do të kujtoni më shumë” – kështu thuhet në një studimi nga shkencëtarë të Klinikës Mayo, ku ata zbuluan një lidhje midis kalorive dhe ruajtjes së kujtesës.

Në studim u përfshinë rreth 1 mijë persona mbi 70 vjeç, të gjithë vullnetarë dhe asnjë me simptoma të tilla të Alzheimerit, si humbja e kujtesës.

Nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve, në njërin grup – secili person morri rreth 1 mijë e 600 kalori në ditë dhe në grupin tjetër 600 kalori. Të dhënat treguan se sa më të shumta kaloritë aq më i madh ishte rreziku i humbjes së kujtesës. Sipas studimit, humbja e kujtesës u mbidyfishua tek personat që hëngrën më shumë ushqim në krahasim me ata që hëngrën më pak. Autorët e studimit thonë se duke konsumuar më pak kalori, organizmit nuk i duhet të prodhojë sasi të madhe insuline – dhe kur në trup ka pak insulinë, qelizat e trurit komunikojnë më mirë.

Ndërkohë që nuk ka asnjë ilaç të provuar se ndihmon ruajtjen e kujtesës, ndryshimet e thjeshta në mënyrën e jetesës mund të ofrojnë mbrojtjen më të mirë.

Kafeja dhe truri

Kafeja, në masën e duhur, ndihmon për të mbajtur zgjuar, të përqëndruar dhe në humor. Ajo është droga më e njohur në botë – dhe gjendet kudo. Ekspertët thonë se 320 miligram kafe në ditë është e nevojëshme.

Por a ndikon kjo dozë e përditëshme kafeine në tru?

Doktor Paul Laurenti në qendrën mjekësore Baptist Wake Forest thotë se skanimet tregojnë se me pirjen e një kafeje, rrjedha e gjakut në tru ngadalësohet 40 për qind. Kjo për arsye se kafeina bllokon një kimikat të quajtur adenosine që kontrollin rrjedhën e gjakut në tru.

Gjithashtu, më pak gjak në tru, më shumë gjak shkon në muskuj, duke bërë që presioni i gjakut të ngrihet dhe të rrahurat e zemrës të shtohen. Ky vërshim gjaku mund të shkaktojë dhimbje koke, e cila largohet me marrjen e një kafeje. Prandaj një kafe e rregullt në ditë është e këshillueshme, por jo më shumë.

XS
SM
MD
LG