Lidhje

Parashikimet, Kina i kalon ShBA-të deri në 2030


Analistët e agjencive amerikane të zbulimit thonë në një analizë të kohëve të fundit, se megjithëse Kina do të jetë një fuqi e ekonomisë botërore shumë shpejt, rritja ekonomike e Pekinit ndeshet me disa sfida të mëdha.

Në analizën e Këshillit Kombëtar të Zbulimit parashikohet që Kina t’i kalojë Shtetet e Bashkuara si ekonomia më e madhe e botës deri në vitin 2030, duke i detyruar SHBA të jetë të parët mes të barabartëve në arenën ndërkombëtare.

Por në raport thuhet se fuqizimi i Kinës, tani ekonomia e dytë më e madhe e botës, do të ngadalësohet, në se vendi nuk do të dalë me një model të ri ekonomik. Me këtë përfundim është dakord edhe profesori Patrick Chovanec i Shkollës Ekonomike dhe të Menaxhimit të Universitetit Sinkua. Ai i tha Zërit të Amerikës se niveli i rritjes ekonomike nga modeli i tanishëm i ekonomisë kineze, bazuar tek eksportet, nuk është i qëndrueshëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG