Lidhje

Gjykata e Strazburgut dënon Maqedoninë


Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që Maqedonia është përgjegjëse për “torturimin dhe keqtrajtimin” e një shtetasi gjerman i cili u rrëmbye, u ndalua për disa javë dhe më pas u morr nga agjentë të CIAs.

Gjykata vendosi njëzëri sot se të drejtat e Khaled El-Masrit janë shkelur, dhe se Maqedonia është përgjegjëse për trajtimin e tij si në vend edhe pas transferimit të tij tek autoritetet amerikane. Gjykata urdhëroi që qeveria t’i paguajë atij 78 mijë dollarë në dëme.

El-Masri thotë se pasi u arrestua në vitin 2003, u mbyll në një hotel në Shkup dhe u transferua në aeroportin e qytetit, ku u torturua. El-Masri thotë se ai iu kalua më pas tek CIA-s, e cila e çoi atë në Afganistan, ku u mbajt për disa muaj nën dyshimin për terrorizëm.

Ai u lirua pasi zyrtarët vendosën se kishin arrestuar personin e gabuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG