Lidhje

Vdiq senatori i Havait, Daniel Inouje - 88 vjeç


daniel

daniel

Në një deklaratë me shkrim, presidenti Barak Obama tha se vendi humbi një hero të vërtetë.

Senatori i Havait, Daniel Inouje, anëtari me vjetërsi më të madhe në senatin amerikan dhe i treti në radhë për presidencë, vdiq dje në moshën 88 vjeçare.

Senatori Inouje, veteran i dekorua i Luftës së Dytë Botërore, ndodhej në spital në Uashington që nga 6 dhjetori, kur i ra të fikët në zyrën e tij në Senat. Vdekja e tij të hënën u atribuohet komplikacioneve të frymëmarrjes.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Harry Reid e njoftoi vdekjen e kolegut të tij Inouje në sallën e Senatit.

Në një deklaratë me shkrim, presidenti Barak Obama tha se vendi humbi një hero të vërtetë. Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell e quajti senatorin Inouje një figurë politike shembullore i cili kishte çdo arsye për të tërhequr vëmendjen për veten e tij, por që kurrë nuk e bëri.

Në kohën e vdekjes, z. Inouje ishte kryetar i përkohëshëm i Senatit, i treti në rradhë për presidencën pas zëvendëspresidentit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kur Hawaii u bë shtet i SHBA-së në vitin 1959, Daniel Inouje u zgjodh përfaqësuesi i parë i shtetit, si dhe u rizgjodh për një mandat të plotë në vitin 1960. Ai u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 1962 dhe shërbeu për 9 mandate rresht.

Danie Inouje ishte një nga senatorët demokratë më me ndikim në Kongres.

XS
SM
MD
LG