Lidhje

Sëmundjet infektive të reja e të vjetra

  • Carol Pearson

Epidemitë kanë sëmurë dhe vrarë miliona njerëz përgjatë historisë. HIV / AIDS ka marrë 25 milionë jetë që nga identifikimi i sëmundjes ne vitin 1981. Kjo është një nga sëmundjet e reja ngjitëse, por sëmundjet më të vjetra ende shkaktojnë vdekje të panumërta dhe vuajtjet: kolera, ethet e verdha, tuberkulozi dhe malaria, janë disa prej tyre. Por çfarë po bëhet për të të përmbajtur këto sëmundje dhe për të shpëtuar jetë njerëzish?


Një pickim nga një mushkonjë e thjeshtë mund të përfundojë jetën e dikujt ose ta ndryshojë atë përgjithmonë. Një teshtitje, një shtrëngim duarsh apo edhe ndarja e një tavoline mund të bëjë të njëjtën gjë.

Kjo ndodhi ndërsa H1N1 - ose gripi i derrave - u përhap nëpër botë pak vite më parë. Sëmundjet infektive të tilla si malarja, HIV / AIDS dhe tuberkulozi janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global.

Sëmundjet e diarresë të tilla si kolera kanë vrarë më shumë se 100.000 njerëz çdo vit. Haiti dhe Republika Domenikane thonë se kanë nevojë për 2 miliardë dollarë për të luftuar epideminë e kolerës që së pari shpërtheu në vitin 2010. Që atëherë, sëmundja ka vrarë rreth 8 mijë njerëz dhe ka sëmurë më shumë se gjysmë milioni.

Në një simpozium në Washington, zyrtarë dhe eksperetë amerikanë të shëndetësisë u takuan për të diskutuar sfidat e sëmundjeve infektive, të reja e të vjetra. Dr Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit, tha se shumica e këtyre sëmundjeve janë rezultat nga fakti se ndërsa popullsia rritet, njerëzit vijnë në kontakt më të ngushtë me kafshët.

"Kur popullsia shtohet, mjedisi ngushtohet dhe njerëzit vijnë në kontakt gjithnjë e më të ngushtë me kafshët dhe këto kontakte janë një nga kontribuesit kryesore për sëmundje të reja infektive."

Sëmundjet e reja infektive shfaqen edhe kur bakteret apo viruset shndrrohen dhe nuk ndikohen më nga barnat dikur të efektshme. Një shembull është ilaçi rezistent ndaj tuberkulozit. Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimin e klimës. Ethe tropikale janë gjetur tani në gjysmën e vendeve të botës. Këto ethe shkaktohen nga një pickim nga një mushkonjë e infektuar me virusin.

Ndërsa kërcënimet janë të mëdha, ne tani kemi mjetet më të mira për t’i luftuar këto sëmundje, thotë Dr. Thomas Frieden, kreu i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve:

"Ne kemi teknologji të re, kemi komunikim më të mirë, laboratorë më të saktë dhe punojës më të përgatitur."


Kjo do të thotë se nga zbulimi i infeksionit të ri deri në përgatitjen e ilaçit apo vaksinës koha është më e shkurtër.

"Imunizimi është në fakt një nga zbulimet më të mëdha të shekullit të kaluar. Vaksinat e sotme parandalojnë rreth tre milionë vdekje çdo vit. Dhe vaksinat që janë duke u zhvilluar mund të parandalojnë miliona vdekje të tjera."

Kontrolli i këtyre sëmundjeve varet nga vigjilenca e vazhdueshme e sistemeve shëndetësore publike në të gjithë botën. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se dobësitë në infrastrukturën e shëndetit publik janë
faktorët kryesorë nxitës në shpërthimet e sëmundjeve infektive. Një rast i tillë: shpërthimi i kolerës në Haiti pas tërmetit masiv në vitin 2010, shkatërroi aftësinë e vendit për t'u kujdesur për të sëmurët.
XS
SM
MD
LG