Lidhje

Mbretëresha Elizabet në mbledhjen e kabinetit


Mbretëresha Elizabet e Britanisë mori pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, për të shënuar jubileun e diamandtë.

Kjo është hera e parë në të paktën 100 vjet që një monark britanik merr pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Mbretëresha u prit nga kabineti i kryeministri David Camron dhe stafi i tij në rezidencën zyrtare, Rruga Downing numri 10 në Londër. Ajo u ul pranë kryeministrit gjatë takimit 30 minutësh. Qeveria britanike tha se mbretëresha mori pjesë në takimin e sotëm si vëzhguese, jo si kontribuese, për nder të 16-vjetorit të saj në fronin mbretëror të Britanisë.

Ajo u largua nga takimi për të vizituar Ministrinë e Jashtme të Britanisë, e shoqëruar nga sekretari i jashtëm William Hague. Disa e komentuan me shqetësim pjesëmarrjen e mbretëreshës në mbledhjen e qeverisë, si një shkelje të kufirit që ekziston mes qeverisë dhe monarkisë.

Si kryetare shteti, mbretëresha kryen vetëm funskione ceremoniale dhe detyra zyrtare që lidhen me qeverinë, por qëndron neutrale për çështjet politike.
XS
SM
MD
LG