Lidhje

Incidente në Pakistan


Zyrtarët në Pakistan thonë se persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj ekipit mjekësor që po merreshin me vaksinimet për poliomelitin, duke vrarë të paktën 6 prej tyre dhe duke plagosur disa të tjerë.

Në Pakistan ka filluar një fushatë 3-ditore vaksinimi për poliomelitin. Policia tha se të paktën 4 persona të tjerë u vranë në një seri sulmesh në qytetin-port të Karachit. Hetuesit thonë se sulmet janë kryer nga persona të armatosur me motoçikleta. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Talebanët kanë dënuar fushata të tjera të mëparshme vaksinimi, duke thënë se se ato janë si mbulesë për veprimtari spiunazhi. Disa militantë të tjerë janë shprehur se vetë vaksina shkakton dëme të shëndetit. Ministri i shëndetësisë i provincës Sindi e ndaloi fushatën e vaksinimit, si rezultat i vrasjeve.
XS
SM
MD
LG