Lidhje

2012-a, një nga më vdekjeprurëset për gazetarët


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Shtetet e Bashkuara, një organizatë që nxit lirinë e shtypit, thotë se vdekjet në vendet me luftime dhe ato me objektiv të veçantë në tri vende të botës, e kanë bërë 2012-ën një nga vitet më vdekjeprurëse për gazetarët.

Komiteti thotë se deri në mes të dhjetorit, 67 gazetarë figuronin të vrarë për këtë vit, në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre. Kjo shifër është mbi 40 për qind me e lartë se ajo e vitit 2011.

Grupi thotë se rreth 30 vrasje të tjera janë duke u hetuar. Në raportin e publikuar sot, thuhet se gjatë luftimeve në Siri janë vrarë 28 gazetarë nga forcat qeveritare, ose të opozitës. 12 gazetarë janë varrë në Somali, në Pakistn janë vrarë 7 gazetarë, 4 në Baluchistan dhe 4 në Brazil.

Komiteti pë Mbrojtjen e Gazetarëve tha se në Meksikë, ku figuron të jetë vrarë një gaztetar është përdorur dhunë e jashtëzakonshme për të censuruar shtypin, dhe disa prej tyre janë duke u hetuar. Grupi përmend disa vende të tjera ku është vrarë të paktën një gaztear, si Rusia, Nigeria, Irani dhe Filipinet.
XS
SM
MD
LG