Lidhje

Nishani në takim me prokurorët


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani kërkoi sot gjatë një takimi me prokurorët, që të mos bien pre e lojërave politike dhe joshjes nga ana e grupeve kriminale
Presidenti kërkoi një angazhim të qartë të prokurorëve edhe në luftën kundër pastrimit të parave si dhe një qëndrim sa më të ashpër në rastet e dhunës ndaj grave. Kreu i shtetit u shpreh gjithashtu për nevojën e një pune serioze nga ana e prokurorëve edhe në grumbullimin apo trajtimin e provave duke konsideruar si skandaloze rastet kur provat humbasin gjate rrugës deri në proceset gjyqësore, tha ai. Presidenti Nishani mori pjesë në takimin e parë që prokurori i ri i Përgjithshëm Adriatik Llalla organizoi me drejtuesit e prokurorive nga i gjithë vendi

Trego komentet

XS
SM
MD
LG