Lidhje

Presidenti dhe kongresi më pranë kompromisit


Udhëheqësit amerikanë janë më afër arritjes së një kompromisi pa të cilin do do të shkurtoheshin automatikisht shpenzimet qeveritare dhe do të ngrihen taksat për gati të gjithë amerikanët.

Ende mbeten pa u zgjidhur pengesa të mëdha, por duket se sot është arritur korniza e një marrëveshjeje, megjithëse Presidenti Barack Obama dhe rivalët e tij republikanë në Kongres kanë ende shumë mosmarrëveshje rreth hollësive të saj.

Gjatë gjithë fushatës elektorale, presidenti Obama bëri thirrje për përfundimin e përfitimeve nga taksat për amerikanët më të pasur, për ata që bëjnë më shumë se 250 mijë dollarë në vit.

Por tani presidenti thotë se është gati të mos ndryshojë përfitimet nga taksat për amerikanët, që fitojnë deri në 400 mijë dollarë në vit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, John Boehner, thotë se republikanët duan që përfitimet nga taksat të mbahen në fuqi për taksapaguersit që fitojnë deri në 1 milion dollarë në vit.

XS
SM
MD
LG