Lidhje

SHBA; padi penale kundër dy shtetasve kinezë


gjykate

gjykate

Ata akuzohen për plane për shkeljen e rregullave amerikane të eksportit nëpërmjet kontrabandës dhe pastrimit të parave.

Prokurorët amerikanë në shtetin Oregon kanë ngritur padi penale kundër dy shtetasve kinezë se janë përpjekur të sigurojnë në mënyrë të paligjshme pajisje teknologjike që mund të përdoret për sisteme raketash dhe radarë.

Shtetasi kinez Wan Li Yuan dhe një bashkëpunëtor i paidentifikuar akuzohen për plane për shkeljen e rregullave amerikane të eksportit nëpërmjet kontrabandës dhe pastrimit të parave. Një deklaratë e prokurorisë thotë se të dyshuarit i bënë këto plane nga Kina dhe vazhdojnë të jetojnë atje.

Prokurorët thonë se të dyshuarit krijuan identitete të rreme në përpjekje për të mashtruar një kompani amerikane në shitjen e pajisjeve elektronike që mund të veprojnë në temperatura ekstreme. Përveç kësaj, të dyshuarit janë akuzuar për krijimin e një faqe interneti të rreme dhe adresa e-mail për t’u dukur se ata përfaqësonin një kompani legjitime me bazë në Nju Jork.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG