Lidhje

Duma ruse, hakmarrje ndaj Aktit Magnitsky


Duma ruse

Duma ruse

Ligjvënësit rusë po shqyrtojnë një projekt ligj që do të ndalojë birësimin e fëmijëve rusë nga amerikanët.

Ligjvënësit rusë po shqyrtojnë një projekt ligj që do të ndalojë birësimin e fëmijëve rusë nga amerikanët.

Anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit rus, Duma, kanë planifikuar për sot një debat mbi këtë çështje. Projektligji shihet si hakmarrje ndaj Aktit amerikan Magnitsky për ndalimin e vizave dhe vendosjen e sanksioneve financiare ndaj zyrtarëve rusë të akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ligji amerikan quhet Sergei Magnitsky, një 37-vjeçar rus - avokat kundër korrupsionit zyrtar, i cili vdiq në burg në vitin 2009, pasi ekspozoi atë që ai e quajti një rrjet kriminal zyrtarësh rusë që vodhi 250 milionë dollarë nga fondi i taksave. Akti Magnitsky është projektuar për të goditur zyrtarët rusë të përfshirë në keqtrajtimin, paraburgimin dhe vdekjen e Sergey Magnitskyt.

Projektligji rus mbi birësimet quhet Dima Yakovlev, një djalë i ri rus i cili vdiq pasi birësuesi i tij amerikan e la në makinë për disa orë. Gjykata amerikane e liroi atë nga akuzat për vrasje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG